Prezenca e KFOR-it në veri nuk konsiderohet se do të ndikojë në mandatin e FSK-së

Marrëveshja teknike e arritur këtë të enjte ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për targat e automjeteve po vlerësohet se është në favor të Kosovës. Përmes saj konsiderohet se vendi për herët të parë po trajtohet në mënyrë të barabartë me Serbinë. Megjithëse ky dakordim nuk pritet të ketë efekte juridike në aspektin e të drejtës ndërkombëtare, pasi është pjesë e parimeve të marrëveshjes së vitit 2011 dhe 2016 për lirinë e lëvizjes, ndërmjet dy shteteve. Ndërkohë, prezenca e KFOR-it për shtensionimin e situatës në veri nuk shihet se do të ndikojë në mandatin dhe tranzicionin e FSK-së.

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi(IKD), Ehat Miftaraj thotë për KosovaPress se e mira e përgjithshme e kësaj marrëveshje është trajtimi i Kosovës si palë e barabartë në raport me Serbinë. Megjithatë, ai thotë se pika e tretë e marrëveshjes i konvenon Serbisë, pasi vazhdohet status-qou-ja për arritjen e marrëveshjes finale.

“Nuk është një marrëveshje e re, është pjesë e marrëveshjes bazë mbi parimet që janë miratuar në mes Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja mbi parimet ka një varg që ne mund t’i quajmë marrëveshje, por që janë pjesë e zbatimit të marrëveshjes kryesore. Marrëveshja e vitit 2016-të, në të vërtet zëvendësohet teksti i saj, ose së paku arrihet dakordim që të vendosen afishet ndërmjet dy vendeve[…]6:26 nuk shoh (efekte juridike) në aspektin ndërkombëtar, pasi kjo marrëveshje është në raport mes Kosovës dhe Serbisë dhe nuk përfshinë shtetet të tjera. Unë besoj se më rëndësi është që përherë të parë Kosova trajtohet e barabartë së paku në një fushë sa i përket targave, gjithmonë me kushtin që në zbatim nuk do të bëjë probleme Serbia dhe Kosova të vendosë regjimin e njëjtë sa i përket stikersave dhe afisheve”, thotë ai.

Prezencën e KFOR-it në veri përgjatë dy javëve, Miftaraj nuk e sheh me ndonjë pasojë juridike për mandatin e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës-së (FSK).

“Është e ditur se brenda territorit tonë e kemi një prezencë ushtarake ndërkombëtare të NATO-s përmes KFOR-it në bazë të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Është e vërtet që KFOR-i mandat kryesor e ka ruajtjen e qetësisë dhe sigurisë në tërë territorin e Kosovës. Mund të themi se edhe si rezultat edhe vet dialogut, pas shpalljes së pavarësisë shumë kompetenca të KFOR-it ishin transferuar gradualisht te Policia e Kosovës dhe FSK-së. Sidoqoftë në këtë situatë po flasim për një prezencë të KFOR-it për dy javë të caktuara dhe do të jetë për të vënë rend, rregull dhe mbikëqyrur sa do të zbatohet kjo marrëveshje që u arrti sot në Bruksel. Është fakt që shtetet që janë sponozorizuese të pavarësisë së Kosovës kanë në plan ose kanë ndikuar që sot ne ta kemi ushtrinë dhe ajo të forcohet dhe mandati i saj të zgjerohet në mënyrë graduale. Unë nuk e shoh shumë pengesë prezencën e KFOR-it në veri të Kosovës nuk do të ketë ndonjë ndikim të ardhmen sa i përket mandatit të saj”, shton Miftaraj.


Megjithatë, Miftaraj thotë se Serbia ka fituar me pikën e tretë të marrëveshjes, pasi po blen kohë për shtyrjen e marrëveshjes finale.

“Fitorja më e madhe e Serbisë në raport me Kosovën është pika e  tretë, ku Serbia po blen kohë. Kjo nënkupton se në gjashtë muajt e ardhshme, Kosova dhe Serbia së bashku me BE-në të fokusoheshin te marrëveshja finale, ata fokusohen te një marrëveshje teknike siç janë targat. Një kohë prej gjashtë muajsh që dy vendet të harxhojnë energji për një marrëveshje  të tillë. Unë besoj se e tërë energjia dhe fokusi duhet të jetë në arritjen e marrëveshjes finale që do të absorbonte gjitha marrëveshjet e tjera”, deklaron Miftaraj.

Me ndërmjetësim të emisarit special të BE-së për dialogun, Mirosal Lajçak, Kosova dhe Serbia kanë arritur sot pajtim për targat e automjeteve në të dyja shtetet dhe shtensionimin e situatës në veri të vendit.

Në pikën e parë thuhet se me datën 2 tetor, forcat e KFOR-it do të vendosen në vendkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak dhe pas disa orëve do të larohen barrikadat e vendosura dhe zhvendosjen e njësisë speciale të Policisë së Kosovës. Në pikën e dytë thuhet se me datën 4 tetor do të fillojë zbatimi i përkohshëm i sistemit të afisheve me të cilat Kosova dhe Serbia do të mbulojnë elementet shtetërore të targave të njëra-tjetrës. Ndërsa në pikën e tretë parashihet që të krijohet një grup punues që brenda gjashtë muajve të bëjnë  zgjidhjen përfundimtare për targat bazuar në standardet dhe praktikat e BE-së. 

Kosova me datë 20 shtator ka vendosur reciprocitet për targat ndaj automjeteve serbe, ky vendim u kundërshtua nga serbët lokal në veri të Kosovës ku bllokuan rrugët në dy pikat kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak. Prezencën e Njësive Speciale tash e 11 ditë në veri e kundërshtuan shteti serb, ku shpesh herë kanë provokuar përmes manovrave ushtarake në brezin kufitar.

Lexo edhe

Video