Prezantohet trajneri i ri i Kosovës, premton se do ta jap maksimumin

Prezantohet trajneri i ri i Kosovës, premton se do ta jap maksimumin

Sot në selinë e Federatës së Basketbollit të Kosovës, është prezantuar përzgjedhësi i ri i përfaqësueses së Kosovës në basketboll, Christos Marmarinos.

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu  gjatë prezantimit të trajnerit të ri, tha se është shumë i lumtur që Federata që ai udhëheq ka arritur marrë veshje me përzgjedhësin e ri të Kosovës.

Image may contain: 2 people, beard

“Po e zyrtarizojmë këtu para jush dhe para publikut marrëveshjen tonë shumëvjeçare për udhëheqjen e këtij ekip. Besoj se CV-në dhe biografinë e tij keni mundur me njoftu prej burimeve tjera, por vetëm një gjë që po dua ta them është se e kemi një trajner me shumë përvojë, trajner të ri, energjik, ashtu edhe çfarë e kemi kërkuar, me përvojë në nivelet më të larta të basketbollit, me përvojë dhe njohuri akademike për basketbollin. Me njohuri  praktike, me përvojë të fituar nga trajnerët më të mirë që i ka bota, që ka studiu anembanë botës për të arritur në këtë ditë. Kështu që e kemi vërtetë kënaqësinë që ta prezantojmë para jush”, deklaroi Fetahu.

Ndërsa selektori i ri i Kosovës, Christos Marmarinos në fjalët e para të tij falënderoj Federatën për mundësinë e dhënë për të udhëhequr një skuadër si Kosova dhe shpreson që së bashku ti arrijnë qëllimet në raundin parakualifikues për në kampionatin botëror.

Image may contain: one or more people

“Jam jashtëzakonisht i entuziazmuar dhe I lumtur të jem këtu. Është një nder I madh për mua. Tani synimi i parë që ka kjo skuadër është të fitojë, dhe kur po e them këtë po e them në çdo fushë të basketbollit ku do të luajmë. Ne do të përpiqemi të japim më të mirën në çdo pozicion. Do ta shikojmë çdo ndeshje si të veçantë. Ne duam të fitojmë çdo ndeshje”, tha ai.

Christos Marmarinos ka qenë ndihmës trajner në shumë skuadra të njohura evropiane, duke fituar shumë trofe, madje edhe te skuadra e San Antonios në kampin veror, derisa së fundi ishte trajner në Japoni te skuadra Nishinomiya Storks.

Marmarinos karrierën e trajnerit e filloi si ndihmës trajner më 1995-96 në Ment Thessaloniki për gjeneratat U16 të meshkujve.


Ai për shumë vite (2004-2018) ishte ndihmës trajner në skuadrën e njohur evropiane, Olympiacos ku fitoi shumë trofe, derisa ishte përgjegjës për zhvillimin e lojtarëve të rinj, përgatitjen e stërvitjeve dhe ndeshjeve.

Fitoi dy herë Euroligën, 2012 dhe 2013, tri herë finalist në Euroleague 2010, 2015, 2017, gjashtë herë në “Final 4” të Euroleagues (2009, 2010, 2012, 2013, 2015, 2017). Tri herë fitoi titullin në Greqi (2012, 2015, 2016), 12 herë finalist në Greqi (2006-2018), finalist i Kupës së Greqisë (2008-2013), fitues i Kupës së Greqisë (2010, 2011). Më 2015 ishte zgjedhur nga Euroleague si ndihmës trajneri më i mirë i vitit.

Gjatë këtij prezantimit drejtori i Kombëtares së Kosovës, Granit Rugova para mediave gjithashtu  prezantoi listën e gjerë të trajnerëve si dhe të lojtarëve të ftuar nga Marmarinos për dy ndeshjet e para të Kosovës për vitin 2020.

Kosova në parakualifikimet për Kupën e Botës 2023 ndodhet në një grup me Islandën, Luksemburgun dhe Sllovakinë.

Ndeshjen e parë “Dardanët” do ta zhvillojnë përballë Islandës në Prishtinë më 20 shkurt, derisa më 23 shkurt do të përballen me Luksemburgun në udhëtim./KosovaPress/

 

 

 

 

Lexo edhe

error: