Prezantohet romani “Ditë e Re”, Chyrsos: Heronjtë e librit janë bartës të rrëfimeve
Lexohet për: 3 min.
Promovimi-i-Librit-te-autorit-Grek-8-of-12
2 vite më parë
Linku u kopjua

Në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë u prezantua romani “Dita e Re”, e Nikos Chrysos. “Dita e Re” është një roman polifonik që tregon aventurat e një shoqërie të pastrehë.

Autori i romanit Nikos Chyrsos, i cili po qëndron për herë të parë në Prishtinë u shpreh i lumtur që prezantoi romanin në Bibliotekën Kombëtare duke theksuar se heronjtë e librit janë edhe bartës të rrëfimeve.

“Prandaj për librin “Dita e Re”, biblioteka është një vend vërtet i përshtatshëm, para së gjithash sepse heronjtë e librit janë bartës të rrëfimeve, rrëfimeve që ruajnë kujtesën, rindërtojnë realitetin dhe së fundi ri-interpretojnë jetën, ashtu si bëjnë librat. Heronjtë e ‘Ditës së Re’ janë në këtë kuptim, libra të gjallë dhe për këtë arsye vendi i tyre natyror është biblioteka. Por lidhjet nuk ndalën këtu”, tha ai.

Shefja e Zyrës Ndërlidhëse Greke në Prishtinë, Chryssoula Aliferi tha se aturoti nëpërmjet “Dita e Re” synon që të fuqizojë raportet kulturore e arsimore mes Kosovës dhe Greqisë.

“Sot jemi të lumtur që e mirëpresim z.Nikos Chrysos sot në Prishtinë për të prezantuar librin e tij, dhe në të njëjtën kohë, të ndihmojmë  librin ‘Ditë e Re’ në të vërtetë që të jetë dhe t’i fuqizojë raportet kulturore dhe arsimore  mes Greqisë dhe Kosovës”, tha ajo.

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci tregon për raportin e Kosovës me Greqinë. Madje ajo shprehet se ky organizim është i pari, por nuk do të jetë edhe i fundit. Ngavci u shpreh edhe se populli i Kosovës ndjenë një afërsi të veçantë me popujt grek, me të cilët siç tha ajo përveç që ndahet e njëjta hapësirë gjeografike, ndahet edhe historia e përbashkët dhe ngjashmëria kulturore.

“Jam shumë e lumtur që marrëdhëniet edhe politike në mes të dy vendeve tona Kosovës dhe Greqisë janë shtuar dukshëm kohëve të fundit dhe besoj që ky organizim i sotëm është vetëm një dimension i ri i bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Arsimit me Zyrën Ndërlidhëse Greke dhe se një ‘Ditë e Re’ do të jetë edhe një kapitull i ri në mes të bashkëpunimit jo vetëm të institucioneve por të Republikës së Kosovës dhe shteti Grek”, u shpreh Nagavci.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024