Prezantohet masa 1.1 e Pakos së Ringjalljes Ekonomike – Rikthimi në punë i atyre që kanë humbur punën gjatë pandemisë

Prezantohet masa 1.1 e Pakos së Ringjalljes Ekonomike – Rikthimi në punë i atyre që kanë humbur punën gjatë pandemisë

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati sot ka marrë vendim për përcaktimin e kritereve dhe kushteve lidhur me operacionalizimin e Masës 1.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike – Rikthimi në punë i atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë.

Në vazhdën e masave të punësimit të prezantuara deri më tani, të cilat janë vlerësuar si të rëndësisë të veçantë në Pakon e Ringjalljes Ekonomike, është edhe Masa 1.1 e cila synon të ndihmojë ata që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë.


Përmes Masës 1.1 secili punonjës që ka qenë i punësuar në periudhën dhjetor 2019 – shkurt 2020 dhe e ka humbur vendin e punës do t’i subvencionohet paga bruto deri në 50% për 3 muaj, duke filluar nga periudha tatimore korrik 2021. Kusht për subvencionim është që përfituesi të mos ketë qenë i deklaruar si i punësuar në periudhën prill 2021 – qershor 2021.

Për të përfituar nga subvencioni, punëtorët e rinj duhet të kualifikohen për Masën 1.1, ku verifikimi do të bëhet përmes webfaqes së ATK-së. Më pas, të kualifikuarit duhet të deklarohen nga punëdhënësi në deklaratën e rregullt mujore që dorëzohet në sistemin elektronik EDI të ATK-së, duke filluar nga data 1 gusht 2021 (për periudhën tatimore korrik 2021). Pasi të jetë bërë deklarimi, punëdhënësi duhet të plotësojë formularin për subvencionim, po ashtu përmes sistemit EDI.

Aplikimi për subvencion nga Masa 1.1 do të mund të bëhet deri më datë 15.10.2021. Për vegzën elektronike për kualifikim, hapjen dhe udhëzuesin e aplikimit, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve do të njoftojë publikun gjatë ditëve në vijim. 

Lexo edhe

Video