Prezantohet koncepti i Qendrës për Ekonomi Qarkore: Kontribuon në tranzicionin e sektorit privat

Prezantohet koncepti i Qendrës për Ekonomi Qarkore: Kontribuon në tranzicionin e sektorit privat

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka zhvilluar konceptin për themelimin e Qendrës për Ekonomi Qarkore brenda strukturave të saja.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se misioni i Qendrës për Ekonomi Qarkore të Kosovës është të kontribuojë në tranzicionin e sektorit privat drejt ekonomisë qarkore duke nxitur bashkëpunimin përmes komunikimit transparent dhe shkëmbimit të njohurive ndërmjet të gjithë akterëve relevantë për të siguruar që ekonomia qarkore është përshtatur për aftësitë dhe nevojat e sektorit privat dhe të vendit.


“Roli i përgjithshëm i Qendrës/Hub-it është të lidhë palët e interesit në mënyrë që të angazhojë, fuqizojë dhe mbështesë sektorin privat në praktikimin e modeleve qarkore të biznesit. Pra, qëllimi ynë kryesor është të nxisim bashkëpunimin ndërmjet sektorit privat, akademisë dhe kërkimit, qeverisë dhe organizatave donatore për të krijuar mekanizma që mbështesin tranzicionin e gjelbërt në Kosovë”, thuhet po aty.

Koncepti i Hub-it për Ekonomi Qarkore është zhvilluar në kuadër të projektit “Përfshirja e ekonomisë qarkore në sektorin privat të Kosovës” që zbatohet nga OEK, mbështetet nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) dhe financohet nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane.

Lexo edhe

Video