Klubi u ftsallit Liria që funksionon në Gjermani, është vizituar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe zëvendësministrja e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Daulina Osmani.
FC Liria është klubi i parë i futbollit të shqiptarëve në Gjermani, ndërsa për 40 vite është trashëguar nga gjenerata në gjeneratë, ndërsa sot garon në Bundesligën e futsallit gjerman.
“Aty u takuam me Sadik Murselin, menaxherin e klubit, njëherësh edhe Kryetar i Federatës së Futsallit në Gjermani. Bashkë biseduam për mundësitë e fuqizimit të bashkëpunimit të tyre me klubet e futsallit në Kosovë. Në mesin e shumë bashkatdhetarëve nga Berlini, takuam edhe Ahmet Metajn, mësuesin e parë të gjuhës shqipe në Berlin, i cili me shumë pasion foli për dashurinë dhe mallin për Kosovë.”, ka shkruar Daulina Osmani në “Facebook”.
