Presidentja Osmani takoi kryeministrin e Sllovakisë, i kërkon mbyllje të procesit të liberalizimit të vizave

Presidentja Osmani takoi kryeministrin e Sllovakisë, i kërkon mbyllje të procesit të liberalizimit të vizave

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të takimeve gjatë pjesëmarrjes në Komunitetin Politik Evropian në Pragë, ka takuar kryeministrin e Sllovakisë, Eduard Heger.

Kështu ka njoftuar Zyra e Presdidentes Osmani.


“Presidentja Osmani e informoi kryeministrin Heger mbi zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, përfshirë përkushtimin e popullit dhe institucioneve të Kosovës për avancimin e rrugës euroatlantike të vendit. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ka përmendur rëndësinë e përmbylljes urgjente të procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Presidentja Osmani dhe kryeministri Heger kanë theksuar nevojën për t’i tejkaluar bashkërisht sfidat me të cilat po ballafaqohen vendet tona, duke përmendur përkushtimin për të forcuar bashkëpunimin.

Lexo edhe

Video