Osmani në takim me kryeministrin e Greqisë, dakordohen për thellim të bashkëpunimit

Osmani në takim me kryeministrin e Greqisë, dakordohen për thellim të bashkëpunimit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të takimeve gjatë pjesëmarrjes në Komunitetin Politik Evropian në Pragë, ka takuar kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis. Kështu ka njoftuar Zyra e Presidentes.


Në njoftim mes tjerash thuhet se, në takim me kryeministrin Mitsotakis, Presidentja Osmani ka theksuar nevojën e përfundimit sa më parë të procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe nevojën për avancimin e rrugës euroatlantike të Kosovës, përfshirë anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

Presidentja Osmani ka përsëritur përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim të ngushtë me Greqinë në çështjet me interes të ndërsjellë.

Lexo edhe

Video