Presidentja greke: Qëndrimi ynë në lidhje me Kosovën mbetet i pandryshueshëm
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou ka deklaruar sot se qëndrimi për Kosovën mbetet i pandryshueshëm. Ajo ka theksuar se janë të gatshëm të ofrojnë mbështetje për Beogradin dhe Prishtinën në procesin e dialogut. E para e Greqisë ka pohuar se ka presione në nivele diplomatike për njohjen e Kosovës, megjithatë siç ka thënë ajo, kjo nuk ka ndikuar në pozicionin e tyre.

Kështu ka deklaruar presidentja greke, Katerina Sakellaropoulou gjatë vizitës në Beograd, ku ka thënë se në takimin e sotëm me Vuçiq ka shprehur mbështetjen për bisedimet me Kosovën dhe si sipas saj, Serbia i përket familjes evropiane.

“Ne mbështesim bisedimet e fundit që kanë të bëjnë me gjetjen e një përmirësimi, pra zbatimin dhe përmirësimin e pozicioneve tuaja në Evropë, qëllimi ynë është të forcojmë ekonominë dhe qëndrimin politik të Serbisë, në Mynih më 17 shkurt me presidentin tuaj se qëndrimi ynë në lidhje me Kosovën mbetet i pandryshueshëm dhe stabil”, ka deklaruar ajo.

Presidentja e Greqisë është shprehur se janë të gatshëm të ofrojnë mbështetje edhe për Prishtinën dhe se qëndrimi i tyre mbetet i pandryshueshëm për njohjen e Kosovës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se me homologen greke kanë diskutuar për bisedimet me Prishtinën.

Ai ka shtuar se me rëndësi janë investimet, për çka ka theksuar se pritjet janë që gjatë këtij viti të arrijnë në një miliard euro./Sh.Pajaziti

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024