Presidentja e Komisionit Evropian kërkon dialog konstruktiv për shtensionimin e situatës në veri

Presidentja e Komisionit Evropian(KE), Ursula von der Leyen, ka kërkuar dialog konstruktiv ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për shtensionimin e situatës në veri. Ajo ka thënë se vetëm dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian(BE) është platforma e vetme e zgjidhjes së krizës aktuale.

Gjatë vizitës së saj në Kosovë, nëkonferencën e përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, udhëheqësja e Komisionit Evropian tha se investimet evropiane shkojnë krah për krah me demokratizimin dhe respektimin të vlerave evropiane.

“Ka rëndësi jetike që të bëhet normalizimi i raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. I kemi diskutuar çështjet dhe më duhet të them se jam shumë e shqetësuar me krizën aktuale. Është shumë me rëndësi që të shtensionohet situata dhe të kthehemi në tryezën e negociatave për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme. E vetmja mënyrë se si mund të bëhet kjo është përmes dialogut të lehtësuar nga BE, e cila është platforma e vetme për zgjidhjen e krizës aktuale[…]18:40 Derisa në po flasim këtu negociatorët janë në Bruksel duke i diskutuar këto çështje, shpresoj që kanë mandat të qëndrueshëm dhe fuqishëm. Kjo është mënyra më e mirë për të zgjidh problemet dhe ecur tutje”, tha Von der Leyen.

Sipas saj, Kosova dhe Serbia duhet të flasin për gjetjen e një zgjidhje për normalizimin e marrëdhënieve, pasi nuk është vetëm çështja e targave problematika e vetme.

“Është me rëndësi që të flasim së bashku për gjetjen e zgjidhjes. Ky do të jetë mesazhi im edhe në Serbi. I dashur Albin, me kujdes po dëgjoja dhe nëse mund të citojë e keni hapur derën në mënyrë konstruktive kur thoni se jeni i gatshëm të pranoni një zgjedhje që është e barabartë me reciprocitet dhe gjithëpërfshirës. Është me rëndësi që kjo të merret parasysh në dialog, duke qenë të hapur edhe ndaj anës tjerët. Pasi nuk është çështje vetëm e targave të automjeteve të gjithë e dimë këtë. Kemi të bëjmë me atë se si të ecë tutje rajoni në shtegun drejtë integrimit dhe përfaqësimit të vlerave evropiane. Këtu doja të them se edhe investimi shkon krah për krah me respektimin e vlerave evropiane. Pasi ato janë që na bëjnë bashkë dhe na lidhin”, tha ajo.


Udhëheqësja e Komisionit Evropian tha se është mbështetëse e flaktë e zgjerimit të BE-së edhe me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Unë ndaj ëndrrat me rajonin dhe ju e dini që jam mbështetëse e flaktë e zgjerimit. Dua që Ballkani Perëndimor të jetë në anën tonë, kjo është ëndërr dhe ja vlen barra qiranë që të punoni, pasi çdo e arritur e madhe historike ka filluar me një ëndërr dhe përkushtim”, tha ajo.

Duke folur për bashkëpunimin rajonal, Von der Leyen tha se gjashtë vendet e rajonit duhet të ecin drejtë një tregu të përbashkët.

“Të gjashtë partnerët duhet të ecin përpara me shpejtësi drejtë një tregu të përbashkët rajonal që është parakusht për rritje për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Është qelës për realizmin e maksimumit nga plani i investimeve dhe për të ecur tutje për procesin e integrimeve”, tha ajo.

Pas takimeve me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti, presidentja e Komisionit Evropian vizitoi edhe kopshtin “Cicërimat” në Prishtinë të mbështetur nga BE-ja. Kjo vizitë një ditore e Von der Leyen është në kuadër të turit të saj ballkanik.

Lexo edhe

Video

error: