Presidenti Thaçi pret në takim Avokatin e ri të Popullit

Presidenti Thaçi pret në takim Avokatin e ri të Popullit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur në takim Avokatin e ri të Popullit, Naim Qelaj.

Thaçi ka njoftuar se në takim me Qelaj është diskutuar për punën dhe përgjegjësinë e insistucionit të Avokatitit të Popullit.

Derisa thotë se tashmë insisitucioni i Avokatit të Popullit ka bërë traditë në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve pa dallim politik, entik apo religjioz.


“Në pritjen që i bëra Avokatit të Popullit, të sapo zgjedhur, Naim Qelaj, diskutuam për punën dhe përgjegjësinë e institucionit që ai do ta përfaqësojë dhe drejtojë brenda mandatit kushtetues. Tashmë institucioni i Avokatit të Popullit ka bërë traditë në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve tanë pa dallim politik, etnik apo religjioz”, shkruan Thaçi në profilin e tij ‘facebook’.

Mes tjerash Thaçi ka uruar Qelaj për zgjedhjen e tij në krye të Avokatit të Popullit.

“Z. Naim Qelaj, të cilit i urova punë të mbarë, u zotua që do të angazhohet me profesionalizëm, guxim dhe përgjegjësi që përmes besimit të dhënë ta forcojë institucionin e Avokatit të Popullit në shërbim të mbrojtjes së të drejtave të të gjithë qytetarëve”, shkruan tutje ai.

Lexo edhe

Video