Presidenti Radev konfirmon mbështetjen e vendosur të Bullgarisë për Malin e Zi në rrugën e tij evropiane

Presidenti Radev konfirmon mbështetjen e vendosur të Bullgarisë për Malin e Zi në rrugën e tij evropiane

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij malazez, Milo Gjukanoviq, presidenti Rumen Radev ka thënë se ai është atje për të konfirmuar mbështetjen e vendosur të Bullgarisë për Malin e Zi në rrugën e tij evropiane. Mali i Zi është vendi më i avancuar në procesin e zgjerimit të BE-së, theksoi Radev. Presidenti bullgar u prit më herët gjatë ditës me një ceremoni zyrtare në kryeqytetin historik të Malit të Zi, Cetinje.

“Për ne bullgarët, Mali i Zi është një vend mik. Sot ndajmë një vizion të përbashkët për perspektivën evropiane të Evropës Juglindore, e cila nuk ka alternativë”, tha Radev. Ai falënderoi Gjukanoviqin për ftesën për të vizituar Malin e Zi.


Radev dhe Gjukanoviq biseduan për perspektivën evropiane të Malit të Zi dhe bashkëpunimin mes dy vendeve. Presidenti bullgar tha se pavarësisht dialogut aktiv politik në të gjitha nivelet, lidhjet ekonomike mes Bullgarisë dhe Malit të Zi nuk janë në nivelin e duhur. Ai shprehu shpresën se në një qeveri të ardhshme kjo do të ndryshojë. Sipas tij, Mali i Zi mund të bëhet “më i dukshëm” për bizneset bullgare.

“Ne kemi treguar gatishmëri për afrimin e dy vendeve tona – vendeve që janë gjeografikisht afër,” tha Gjukanoviq. Ai theksoi nevojën e shkëmbimit turistik. “Së bashku vlerësuam rëndësinë e fokusimit në bashkëpunim në fushën e kulturës”, tha presidenti malazez.

Të dy krerët e shteteve diskutuan edhe për vazhdimin e konsultimeve dypalëshe për bashkëpunim më intensiv parlamentar./BTA/KosovaPress/

Lexo edhe

Video