Presidenti i UEFA Ceferin i bën dhuratë Agim Ademit të FFK

Presidenti i UEFA Ceferin i bën dhuratë Agim Ademit të FFK

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) Agim Ademi më datën 19 tetor ka festuar ditëlindjen e tij të 60-të.

Presidenti i FFK-së pranoi urime të shumta, duke përfshirë këtu edhe një urim nga presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin, përcjell KosovaPress.


Me këtë rast, ka reaguar edhe presidenti Ademi, i cili përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” tregoi që ndjehet i lumtur me urimin e presidentit të UEFA-s Ceferin.

“Ndjehem shumë i lumtur me kujdesin e miqve të mi, sidomos në ditë të veçanta siç është ditëlindja ime. E vlerësoj shumë urimin nga Presidenti i UEFA-s njëherësh miku im Aleksander Ceferin, i cili përmes kësaj dhurate të veçante e ka kujtuar se në të njëjtin vit të lindjes sime është zhvilluar edhe finalja e Kupës së Evropës, Barcelona – Benfica”, shkruante Ademi në llogarinë e tij në “Facebook”.

Po në të njëjtën ditë të ditëlindjes së Ademit, ky i fundit u sulmua fizikisht në parkun e Gërmisë, por që ishte konfirmuar se nuk kishte pasur lëndime serioze.

Lexo edhe

Video

error: