Presidenti i Salvadorit ndihmon qytetarët përmes Twitterit si të përdorin bitcoin

Presidenti i Salvadorit ndihmon qytetarët përmes Twitterit si të përdorin bitcoin

Presidenti i shtetit të varfër Salvador, Nayib Bukele kaloi një ditë në Twitter duke ofruar ndihmë teknike për banorët pasi bitcoin u bë monedhë në këtë vend, hera e parë që një shtet e ka bërë këtë.

Presidenti 40-vjeçar u ka kërkuar përdoruesve të rinisin aplikacionin nëse shfaqet mesazhi “aktualisht në mirëmbajtje”.

Miratimi historik i bitcoin si një monedhë në këtë vend të Amerikës Qendrore është shoqëruar me probleme teknike që kanë zvogëluar vlerën e kësaj kriptovalute në botë.

Bitcoin vazhdoi të binte sot pasi ra 1.7 për qind, në 46.385 dollarë sipas kohës evropiane, përkatësisht në orën 18:30.

Qeveria Bukele ka miratuar një ligj sipas të cilit të gjitha degët në vend duhet të pranojnë bitcoin si një monedhë. Qytetarët gjithashtu mund të paguajnë në dollarë amerikanë, monedha kombëtare që nga viti 2001, shkruan Financial Times.


Për 36 orët e fundit në Twitter, ai ka dhënë udhëzime për qytetarët. Presidenti i ri arsyeton vendimin, i cili u mor dhe u zbatua në vetëm 90 ditë, duke pretenduar se do të rrisë investimet në shtet dhe do të përmirësojë qasjen në shërbimet financiare.

Salvadori bleu 400 bitcoin një ditë më parë, dhe 150 të tjera të mërkurën, kështu që aktualisht zotëron 550, njoftoi Bukele.

Ai ka përdorur Twitterin për 36 orët e fundit për të udhëzuar qytetarët se si të shkarkojnë aplikacionin Chivo, i quajtur sipas zhargonit lokal për fjalën “cool”, i cili lejon transferime pa pagesë të parave dhe të cilat qeveria shpreson se do të merren përsipër nga ata pa llogari bankare.

Gjatë natës, aplikacioni ra për herë të dytë për të “përmirësuar përvojën e përdoruesit dhe për të rregulluar problemet që kishte gjatë ditës”.

“Shpresojmë që nesër të jetë më mirë,” shkroi Bukele.

Qeveria e tij planifikon të shpenzojë më shumë se 225 milionë dollarë për të futur bitcoin, dhe çdo qytetar që merr përsipër Chivo do të marrë një vlerë prej 30 dollarësh në bitcoin.

Lexo edhe

Video

error: