Presidenti i Napolit pajtohet me realitetin
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Victor Osimhen si duket është duke luajtur në muajt e fundit të tij si lojtar i Napolit, pasi ylli nigerian pritet të largohet nga kampioni i Serie A këtë verë.

Pavarësisht që rinovoi kontratën e tij, Osimhen pritet të largohet gjatë verës nga Napoli, raporton KosovaPress.

Vetë lojtari e ka pranuar publikisht se ka vendosur për hapin e radhës së karrierës së tij, dhe me shumë gjasë e ardhmja e tij shtrihet larg “Diego Armando Maradonas”.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka folur tani për këtë çështje, ku si duket ai është pajtuar me realitetin, duke thënë se është e vështirë t’i mbash lojtarët kur klubet e pasura i kërkojnë ata.

“Disa lojtarë qëndrojnë për shumë vite, disa kërkohen nga PSG, Arsenal, Manchester City e Chelsea. Është e vështirë t’i mbash lojtarët kur ata kërkohen nga klubet e pasura. Mund ta konfirmojë që ka një klauzolë lirimi, një shumë të lartë”, tha De Laurentiis.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024