Presidenti i Napolit me akuza të rënda për lojtarët afrikanë: Ne jemi idiotë që i paguajmë

Presidenti i Napolit me akuza të rënda për lojtarët afrikanë: Ne jemi idiotë që i paguajmë

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka deklaruar në mënyrë të jashtëzakonshme se ai nuk do të transferojë lojtarë afrikanë për klubin nëse ata nuk bien dakord të mos luajnë në Kupën e Afrikës.

73-vjeçari thotë se ai i do lojtarët afrikanë të Napolit, por i vjen keq që t’i paguajë aq shumë për kohën që janë larg me kombëtaret e tyre, përcjell KosovaPress.

“U thashë djem, mos më flisni më për afrikanët. I dua ata, por ose ata nënshkruajnë diçka që konfirmon se do të tërhiqen nga të luajturit në Kupën e Kombeve të Afrikës, ose përndryshe mes atij turneu, kualifikimeve të Kupës së Botës në Amerikën e Jugut, këta lojtarë nuk janë kurrë në dispozicion”, tha De Laurentiis.


“Ne jemi idiotët që paguajmë rroga vetëm për t’i dërguar në të gjithë botën duke luajtur për të tjerët”, shtoi më tej presidenti i Napolit.

Sezonin e kaluar Napoli humbi Kalidou Koulibaly për shkak të AFCON dhe qendërmbrojtësi shkoi deri në finale me Senegalin dhe fitoi turneun. 31-vjeçari tashmë ka nënshkruar për Chelsean.

Ish-lojtari i Fulhamit, Andre-Frank Zambo Anguissa përfaqësoi Kamerunin në turne ndërsa ishte i huazuar në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

Lexo edhe

Video