Presidenti i La Ligas: Laporta mund ta mbante edhe më tutje Messin

Presidenti i La Ligas: Laporta mund ta mbante edhe më tutje Messin

Deri në momentin e fundit të afatit kalimtar veror, besohej se Lionel Messi do të nënshkruante një marrëveshje të re me Barcelonën, e cila mund ta kishte ta kishte mbajtur atë në klub edhe për dy sezone të tjera.

Në ditën kur do të zbulohej kontrata e re, presidenti i klubit, Joan Laporta, tronditi botën e futbollit duke thënë se Barca nuk mund të përballonte mbajtjen e lojtarit të tyre më të mirë ndonjëherë.

Sidoqoftë, tani ka dalë në dritë se nuk ishte vetëm marrëveshja CVC ajo që, përfundimisht, e ndaloi Barcelonën që Messi të shkruante stilolapsin në letër për herë të fundit.

Tani në lidhje me këtë situatë, ka folur edhe shefi i La Ligas Javier Tebas i cili shprehet i bindur se Laporta mund ta kishte mbajtur edhe më tutje argjentinasin në skuadër.


“Kam ngrënë darkë në shtëpinë e Laportas dhe ai pranoi të nënshkruajë marrëveshjen CVC (fondin për investime),” tha Tebas për “COPE”.

“Nuk e dija nëse Messi mund të rinovonte për shkak të kësaj, por më vonë mora një telefonatë nga Laporta i cili më tha. “A mund ta përshpejtojmë marrëveshjen CVC? Fëmija [Messi] po nervozohet”.

“Kishte një marrëveshje që nëse Barça nënshkruante marrëveshjen me CVC, ata mund të kishin vënë 15% të parave në dispozicion për nënshkrimin e lojtarëve. Sipas mendimit tim, ata mund të kishin nënshkruar me Messin.”

“Laporta nënshkroi me lojtarë si Memphis, Aguero, nëse ai nuk do të nënshkruante me ata lojtarë, Messi mund të vazhdonte.”, tha në fund Tebas.

Lexo edhe

Video