Presidenti i Kroacisë: Po të isha shqiptar…

Presidenti i Kroacisë: Po të isha shqiptar…

Austria dhe Kroacia kanë një mendim të përbashkët se është koha që BE të fillojë negociatat e pranimit me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë.

Kështu deklaruan sot presidenti i Austrisë Alexander van der Belen dhe homologu i tij kroat Zoran Milanoviq sot në Vjenë.

Sa i përket Shqipërisë, ai kujtoi se vendi është anëtar i NATO-s për më shumë se 10 vjet, dhe se kur ishte kryeministër i Kroacisë, gjatë vizitës në Tiranë, kishte deklaruar se “nëse vendi është mjaft i mirë për të qenë anëtar i NATO-s, kjo do të thotë që ajo ka mjaft procedura të qarta dhe të hollësishme që të jetë anëtare e NATO-s, se ushtria është kompatibile me vendet perëndimore, dhe se e njëjta më pas është pjekur të fillojë negociatat me BE”.


“Kjo ishte tetë vjet më parë. Deri më tani, asgjë nuk ka ndodhur,” kritikoi Milanoviq.

Ai shprehu shqetësimin se shqiptarët do të konkludonin se ata nuk janë të mirëpritur në BE, transmeton KosovaPress.

“Nëse unë do të isha shqiptar, pyetja është se si do t’ia shpjegoja vetes sesi ata nuk duan të më pranojnë as në dhomën e pritjes,” vuri në dukje Milanoviq.

 

Lexo edhe

Video