Presidenti i Federatës së Suedisë vë në pah miqësinë me presidentin Ademi

Presidenti i Federatës së Suedisë vë në pah miqësinë me presidentin Ademi

Presidenti i Federatës së Futbollit të Suedisë Karl-Erik Nilsson, i cili është edhe zëvendëspresident i UEFA, ka pritur sot në një takim delegacionin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Të pranishëm në këtë takim ishin presidenti i FFK-së Agim Ademi, nënkryetarët Bakir Burri e Agim Dibrani, anëtari i Kreut Ekzekutiv Naser Ajeti dhe sekretari i përgjithshëm Taulant Hodaj, përcjell KosovaPress.


Presidenti Nilsson iu dëshiroi mirëseardhje dhe qëndrim sa më të mirë presidentit Ademi dhe bashkëpunëtorëve të tij në Suedi, ku edhe e tregoi miqësinë e tij të ngushtë me presidentin Ademi.

Presidenti Nilsson tregoi që pozitiviteti dhe puna e Ademit në krye të futbollit kosovar janë faktorë që ai ka respekt të madh për presidentin e FFK-së.

Po ashtu, gjatë këtij takimi u diskutua për bashkëpunimet e radhës mes FFK-së dhe Federatës së Suedisë.

Lexo edhe

Video

error: