Presidenti gjerman mbërrin në Tiranë, pritet me ceremoni zyrtare nga presidenti Begaj

Presidenti gjerman mbërrin në Tiranë, pritet me ceremoni zyrtare nga presidenti Begaj

Për herë të parë në 27 vite, Shqipëria u vizitua këtë të enjte nga një president gjerman. Kreu i shtetit shqiptar Bajram Begaj ka pritur me një ceremoni zyrtare Presidentin gjerman Frank Walter Steinmeier.


Pas ceremonisë me nderime ushtarake, Steinmeier dhe Begaj do të zhvillojnë një takim në ambientet e Presidencës dhe më pas do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp. Po ashtu, presidenti Gjerman Frank Walter Steinmeier do të mbajë dhe një fjalë në Kuvendin e Shqipërisë.

Vizita e Steinmeier në Tiranë është sinjal i fortë për mbështetjen e Gjermanisë ndaj integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Lexo edhe

Video