Sot është bërë inaugurimi i stadiumit “Kukës Arena” ku pjesëmarrës ishte i pari i Federatës së Futbollit të Kosovës.
Presidenti Ademi morri pjesë në këtë inaugurim me ftesën e presidentit të klubit të Kukësit, Safet Gjici dhe presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, përcjell KosovaPress.
Pas më shumë se dy viteve, skuadra kuksiane është rikthyer në shtëpinë e saj, tani të re, ku edhe zhvillua ndeshja mes Kukësit e Laçit, që përfundoi me rezultat të barabartë 0:0.
Pjesë e inaugurimit ishte edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, derisa tribunat e stadiumit ishin përplot me tifozë, të cilët që një kohë të gjatë kishin pritur rikthimin e skuadrës së zemrës në qytetin e tyre.