Presidenti Ademi nderon Fadil Vokrrin në trevjetorin e vdekjes

Presidenti Ademi nderon Fadil Vokrrin në trevjetorin e vdekjes

Në trevjetorin e ndarjes nga jeta, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) Agim Ademi ka nderuar legjendën e futbollit kosovar Fadil  Vokrri.


Presidenti Ademi në shoqërim të delegacionit të FFK-së, së bashku me prijësin e tifo-grupit “Dardanët” dhe me disa veteranë të futbollit kosovar, bënë homazhe dhe vendosën buqeta lulesh te varri i legjendës Vokrri, përcjell KosovaPress.

Presidenti i FFK-së së bashku me përfaqësuesit e kësaj Federate kujtimin për Fadil Vokrrin do ta mbajnë gjithmonë të gjallë, për kontributin e tij të dhënë në futbollin kosovar përgjatë viteve dhe për karakterin e tij të fortë.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.