Presidenca: Serbia s’ka nxjerrë asnjë mësim nga luftërat e viteve ’90-ta

Presidenca: Serbia s’ka nxjerrë asnjë mësim nga luftërat e viteve ’90-ta

Shefi i stafit në kabinetin e presidentes, Blerim Vela ka reaguar pas raportimeve se Rusia po rekruton mercenarë nga Siria, Serbia dhe Artsakh për të rimbushur trupat e saja në agresionin ushtarak kundër Ukrainës.


Ai në një postim në Twitter ka shkruar se Serbia nuk ka nxjerrë asnjë mësim nga luftërat që ka zhvilluar në Kosovë, Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë.

“Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës: Rusia po sjell luftëtarë nga Siria, Serbia dhe Artsakh për të rimbushur trupat në #Ukrainë. A do t’i ndalojë Vuçiq njësitë paraushtarake nga Serbia që t’i bashkohen pushtimit rus kundër Ukrainës?  Serbia nuk ka nxjerrë asnjë mësim nga luftërat që ka kryer në vitet 1990”, ka shkruar Vela.

Lexo edhe

Video

Komentet janë të mbyllura.