Presidenca: Ndalimi i 2 pjesëtarëve të PK-së nga BIA, dëshmi e veprimeve të paligjshme të Serbisë
Lexohet për: 1 min.
Presidenca (1)
1 vit më parë
Linku u kopjua

Policia e Serbisë dhe BIA, javën e kaluar kanë ndaluar dhe intervistuar dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës, derisa ishin duke kaluar transit në kufi.

Kështu ka bërë të ditur shefi i Stafit në Kabinetin e Presidentes të Republikës së Kosovës, Blerim Vela, i cili ka thënë se krejt kjo është dëshmi e veprimeve të paligjshme të Serbisë.

“Javën e kaluar, policia e Serbisë dhe BIA ndaluan/intervistuan dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës në kufi, teksa po kalonin transit”, ka shkruar Vela.

Ai ka theksuar se Serbia, në vend se të bashkojë forcat për të luftuar krimin ndërkufitar, po e bën të kundërtën.

“Kjo është dëshmi e veprimeve të paligjshme të Serbisë që pengojnë lirinë e lëvizjes”, ka thënë ai ndër të tjera.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024