Presidenca: Ekipi Menaxhues dorëzoi një draft-statut të ngjashëm me statutin e Vojvodinës
Lexohet për: 2 min.
Presidenca-2
1 vit më parë
Linku u kopjua

Blerim Vela, shef i stafit në kabinetin e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, sot, ka deklaruar se Ekipi Menaxhues ka dorëzuar një draft-statut për Asociacionin e komunave serbe, që është shumë i ngjashëm me statutin e Vojvodinës.

Ai në Twitter ka publikuar faqe të draft-statutit të propozuar nga Ekipi Menaxhues dhe faqe të statutit të Vojvodinës, me ç’rast ka bërë krahasime.

“Synimi i tyre duket të jetë rikonstituimi i autoritetit autonom të Serbisë në Kosovë, njësoj si Vojvodina, me qëllim të anulimit të institucioneve të Kosovës.”, ka shkruar Vela në Twitter.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka informuar sot se ka liruar nga detyra katër anëtarët serbë që kanë qenë të ngarkuar për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bshkarkohen-kater-anetaret-serbe-te-ekipit-menaxhues-per-themelimin-e-asociacionit/

Ndryshe, dje (e martë) në Bruksel kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

https://kosovapress.com/admin/vuciq-kurti-se-pranoi-draft-statutin-e-asociacionit-be-shpalosi-nje-plan-per-veriun/

Aty është nënshkruar Deklarata për të Zhdukurit, ndërsa nuk është rënë dakord për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bkurti-drafti-statuti-i-asociacionit-i-papranueshem-propozova-draft-vizionin-tim/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025