Premtime për qytetarët e thumbime ndaj njëri-tjetrit
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 1 min.
Fushatat-040225
5 ditë më parë
Linku u kopjua

Partitë politike në Kosovë kanë vazhduar të martën fushatën për zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen më 9 shkurt.

Me premtime që kryesisht prekin mirëqenien e qytetarëve, kandidatët për kryeministër kanë mbajtur tubime në komuna të ndryshme të Kosovës.

Por, nuk munguan as thumbimet që ata i bënë njëri-tjetrit.

Në garë për shef ekzekutivi janë Albin Kurti - kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministër aktual, Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe Ramush Haradinaj - kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kandidat për kryeministër nga Koalicioni për Kosovën Fituese.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025