Premiera e “I LOVE TROPOJA”, aktorët të lumtur me pritjen në Prishtinë

Premiera e “I LOVE TROPOJA”, aktorët të lumtur me pritjen në Prishtinë

Pas suksesit të jashtëzakonshëm të filmit “Dy Gisht Mjaltë”, Ermal Mamaqi kishte paralajmëruar një film të ri.

“I Love Tropoja”, i cili pati premierën në Prishtinë, duket se po i kalon pritshmëritë edhe të vetë producentit, Ermal Mamaqit.

Në Cineplexx u dha premiera e filmit që flet për jetën dhe paragjykimet që u bëhen Tropojës.

Të pranishëm në Prishtinë ishin Ermal Mamaqi, Arjola Demiri, Enca e Irgen Cela, të cilët mbajtën një fjalim përshëndetës për të gjithë të pranishmit në sallë të cilët, shumë dashamirë të filmit po prisnin të shihnin për herë të parë filmin e shumë përfolur “I love Tropoja”.

Ermal Mamaqi për “Cult” të KosovaPress tha se suksesi i “Dy Gisht Mjaltë”, do të kalohet pasi “I Love Tropoja”, do të kaloj më shumë se 1 milion shitje nëpër kinema.

“Mendoj që suksesi i “Dy Gisht Mjalt” do të kalohet sepse “I Love Tropoja” parashikon një numër rekord të shitjeve në të gjitha vendeve që shfaqet. Besoj se “I Love Tropoja” do ta kaloj 1 milionshin”, – u shpreh ai.

Ndërsa befasia e çastit të aktorëve ka qenë Enca e cila asnjëherë nuk është parë si aktore.

Ajo tha se aktrimi ka qenë gjithmonë ëndrra e saj e dytë.


“Në fakt aktrimi ka qenë gjithmonë ëndrra imë e dytë pas muzikës, e dua shumë dhe arsyeja kryesore pse iu futa këtij projekti ka qenë për ta sfiduar vetën, për ta parë vetën aty ku e kam ëndërruar”, -tha Enca.

Një aktor tjetër shumë i dashur është edhe Irgen Cela, i cili është i njohur nga Portokallia.

Ai shprehet se e ka shijuar gjithë procesin e realizimit të këtij filmi.

“Ka qenë kënaqësi e madhe të jem pjesë e këtij projekti dhe kam shijuar shumë gjithë procesin nga fillimi deri në fund, aq më tepër rolin që është gjëja kryesore”, – tha Cela.

Arjola e cila ishte vajza nga Tropoja, e cila luante rolin e Valbonës ku edhe u prit shumë mirë nga publiku, tregon se Prishtina është shtëpia e saj e dytë dhe pritja këtu ka shumë rëndësi për të.

“Nuk kisha asnjë dyshim që në Prishtinë, në shtëpinë time të dytë do të kishte këtë mikpritje sepse ashtu si më kanë mikëpritë kur unë nuk isha e njohur për Kosovën dhe publikun kosovarë, do të thotë nuk e vija në diskutim që do na prisnin kështu si na pritën”, – u shpreh Arjola.

Ndonëse po e shijojnë suksesin e madh të “I Love Tropoja”, të gjithë po punojnë edhe në projekte të tjera të cilat shumë shpejt do t’i paraqesin para publikut.

Lexo edhe

Loading...
error: