Premier Liga në zi, pezullohen ndeshjet e vikendit

Premier Liga në zi, pezullohen ndeshjet e vikendit

Mbretëresha Elizabeth II ka vdekur në moshën 96 vjeçare, kështu duke i dhënë fund udhëheqjes 70 vjeçare në fronin e Mbretërisë së Bashkuar.

Si pasojë e kësaj, aktivitete të shumta janë pezulluar në shenjë respekti, ku ditë zie do të ketë në vend për 17 ditë me radhë, përcjell KosovaPress.

Po ashtu, krahas këtyre aktiviteteve tani është pezulluar edhe xhiro e shtatë e kampionati anglez.


Lajmi është konfirmuar nga Premier Liga përmes një komunikate zyrtare.

“Pas një mbledhje këtë mëngjes klubet e Premier Ligës bënë homazhe drejt Madhërisë së Saj Queen Elizabeth II. Për të nderuar jetën e saj magjepsëse dhe kontributin e saj drejt vendit, dhe në shenjë respekti, ndeshjet e këtij vikendi në Premier Ligë do të pezullohen, përfshirë edhe ndeshjen e së hënës mbrëma.

Përditësime të reja për ndeshjet e Premier Ligës gjatë kësaj periudhe zie do të jepen vazhdimisht”, shkruante në komunikatën e Premier Ligës.

Lexo edhe

Video