Premier Liga/Lojtari dhe trajneri i muajit shkojnë në Manchester United

Premier Liga/Lojtari dhe trajneri i muajit shkojnë në Manchester United

Premier Liga ka vazhduar me ndarjen e çmimit për lojtarin dhe trajnerin më të mirë të muajit shtator, ku të dy këto çmime shkojnë te gjiganti anglez, Manchester United.

Ylli anglez, Marcus Rashford e ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të këtij muaji në kampionatin anglez, përcjell KosovaPress.

24 vjeçari në garën për çmimin në fjalë mposhti lojtarët si Philip Billing, Kevin De Bruyne, Pierre-Emile Hojbjerg, Alex Iwobi dhe Jacob Ramsey.


Ndërkaq, çmimin e trajnerit më të mirë të muajit shtator e ka fituar holandez, Erik Ten Hag.

Ten Hag transformoi skuadrën e Manchester United, duke e mposhtur Leicester Cityn para se t’i jepte fund startit perfekt të Arsenalit, dhe duke e ngjitur skuadrën e tij në vendin e pestë.

(20) Premier League on Twitter: “September’s #PLAwards 🤝 @ManUtd https://t.co/yDYU3sae5U” / Twitter

Lexo edhe

Video