Premier Liga do ta ketë pushimin më të shkurtër në Evropë

Premier Liga do ta ketë pushimin më të shkurtër në Evropë

Lojtarët e Premier Ligës si duket do të ndjejnë efektet e një Kampionati Botërorë të pazakontë, në gjysmë të sezonit, më shumë se sa futbollistët e tjerë në Evropë, me pushimin më të shkurtër të ofruar.

Sezoni 2022/23 do të jetë ndryshe nga të tjerët për shkak të ndryshimit të Kupës së Botës në dimër, pasi po mbahet në “Katar”, ku të gjitha ligat do të marrin një pushim në gjysmë të sezonit.

Premier Liga do t’i zhvillojë ndeshjet e fundit para Botërorit në xhiron e 12/13 nëntorit, përpara se të përgatitet për orarin festiv më 26 dhjetor.


Kjo do të thotë se ka vetëm tetë ditë nga finalja e Kupës së Botës dhe rifillimi i kampionatit anglez, dhe gjithsej 43 ditë si “pauzë” në ndeshje.

Siç përshkruhet nga Dale Johnson i “ESPN”, ky është pushimi më i shkurtër nga pesë ligat më të mira të Evropës.

Liga 1 do të ketë një pushim 45 ditorë, La Liga do të pushojë për 46 ditë, Seria A do të marrë 52 ditë pushim dhe Bundesliga do të ketë pushimin më të gjatë, respektivisht gjithsej 68 ditë.

Kjo do të thotë se Premier Liga ka 25 ditë më pak pushim se Bundesliga, e cila është liga që do të ketë pushimin më të gjatë nga Top 5 ligat më të mira evropiane.

Lexo edhe

Video