Premier Liga angleze, super derbi mes Chelseat dhe Liverpoolit
Lexohet për: 2 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Dita e dytë e vitit 2022 do të sjellë disa ndeshje tejet interesante në Premier Ligën angleze, të vlefshme këto për xhiron e 21.

Ndeshja hapëse do të zhvillohet nga ora 15:00, ku në stadiumin “Brentford Community” skuadra e Steven Gerrard Aston Villa do të jetë mysafire e Brentfordit, përcjell KosovaPress.

Ndërkaq, programin e ndeshjeve të sotme do ta mbyll super derbi mes kampionit evropian Chelsea dhe gjigandit anglez Liverpool, takim ky që zhvillohet në stadiumin “Stamford Bridge” me fillim nga ora 17:30.

Po ashtu, në programin e sotëm ishte paraparë të zhvillohet edhe ndeshja mes Southampton dhe Newcastle United, por për shkak të rasteve të shumta me Covid-19 të kësaj të fundit, ndeshja është pezulluar.

Momentalisht, pas 21 ndeshjeve të zhvilluara tabelën e kryeson Manchester City me 53 pikë, 11 sosh më shumë se Chelsea që ka një lojë më pak të zhvilluar, dhe 12 sosh më shumë se Liverpooli që ka dy lojë më pak të zhvilluara se kampioni aktual anglez.

Ndërkaq, Top 4 e mbyll skuadra londineze Arsenal, e cila pas 20 ndeshjeve ka arritur të arkëtojë plot 35 pikë.

Në anën tjetër, fundin e tabelës e zënë Burnley dhe Newcastle me nga 11 pikë dhe Norwich me vetëm 10 sosh.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Premier Ligën angleze e gjeni më poshtë.

15:00 Brentford – Aston Villa (Stadiumi Brentford Community)

15:00 Everton – Brighton (Stadiumi Goodison Park)

15:00 Leeds United – Burnley (Stadiumi Elland Road)

E pezulluar, Southampton – Newcastle

17:30 Chelsea – Liverpool (Stadiumi Stamford Bridge)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024