Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Premier Liga angleze rikthehet sot me disa ndeshje interesante

Premier Liga angleze rikthehet sot me disa ndeshje interesante

Liga më atraktive dhe më e fortë në botë, Premier Liga angleze, rikthehet sot me një program të ngjeshur të ndeshjeve, në kuadër të xhiros së 19.

Dy ndeshje tejet interesante që do të zhvillohen sot do të jenë mes Leicester e Southampton dhe derbi londinez mes Fulham dhe Chelsea, përcjell KosovaPress.

Pas 17 xhirosh, Leicester pozicionohet në vendin e katërt në tabelë, me 10 fitore, dy barazime dhe pesë humbje, duke arkëtuar 32 pikë, aq sa ka edhe Manchester City në pozitën e tretë.

Në anën tjetër, skuadra e Southampton është duke e pasur një sezon fantastik, ku rikthehet në këtë ndeshje pas fitores me rezultat minimal 1:0 kundër kampionit në fuqi Liverpoolit.

Pas 17 ndeshjeve, skuadra e Ralph Hassenhutl ka regjistruar tetë fitore, pesë barazime dhe katër humbje, duke u pozicionuar kështu në vendin e shtatë në tabelë, me gjithsej 29 pikë.

Ndeshje tjetër interesante do të jetë edhe ajo mes Fulham dhe Chelseat. Ndeshjen e kaluar Fulham arriti të arkëtoj një pikë të vlefshme kundër Tottenham, dhe sot do të shikoj të nxjerr probleme për skuadrën e Frank Lampard, që pavarësisht shpenzimeve të shumta në verë, nuk është duke treguar rezultate pozitive, ku pas 17 ndeshjeve të zhvilluara gjenden në pozitën e nëntë.


Programin e plotë të ndeshjeve në Premier Ligë së bashku me orar mund ta gjeni të bashkangjitur më poshtë.

13:30 Wolverhampton (14) – West Brom (19) (Stadiumi Molineux)

16:00 Leeds (12) – Brighton (17) (Stadiumi Elland Road)

16:00 West Ham United (10) – Burnley (16) (Stadiumi i Londrës)

18:30 Fulham (18) – Chelsea (9) (Stadiumi Craven Cottage)

21:00 Leicester City (4) – Southampton (7) (Stadiumi King Power)

Lexo edhe

Video

error: