Premier Liga angleze, ndeshja më interesante ajo mes Arsenal dhe West Ham

Premier Liga angleze, ndeshja më interesante ajo mes Arsenal dhe West Ham

Premier Liga angleze vazhdon sot me disa ndeshje interesante, të vlefshme këto për xhiron e 17 të sezonit 2021/22.

Ndeshja më interesante e programit të sotëm do të zhvillohet në stadiumin “Emirates”, ku Arsenali pret në shtëpi skuadrën e West Ham United, përcjell KosovaPress.

Po ashtu, ndeshje sot do të zhvillojë edhe skuadra e Armando Brojës Southampton, e cila do të jetë mysafire e Crystal Palace.

Momentalisht, tabelën e kryeson Manchester City që pas 17 ndeshjeve ka arkëtuar 41 pikë, katër sosh më shumë se vendi i dytë Liverpooli, i cili ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Top 4 e mbyllin Chelsea me 36 pikë dhe West Ham United me 28 sosh.

Në anën tjetër, Burnley me 11 pikë dhe Newcastle e Norwich me nga 10 sosh janë tre skuadrat që gjenden në fundin e tabelës.


Premier Liga angleze

20:30 Brighton – Wolverhampton (Stadiumi Amex)

20:30 Burnley – Watford (Stadiumi Turf Moor)

20:30 Crystal Palace – Southampton (Stadiumi Selhurst Park)

21:00 Arsenal – West Ham United (Stadiumi Emirates)

Lexo edhe

Video