Premier Liga angleze, ndeshja kryesore ajo mes Liverpool dhe Southampton

Premier Liga angleze, ndeshja kryesore ajo mes Liverpool dhe Southampton

Premier Liga angleze rikthehet sot me disa ndeshje tejet interesante në kuadër të xhiros së 13 të sezonit 2021/22.

Ndeshja hapëse e programit të sotëm do të jetë ajo mes skuadrës së Arsenal dhe Newcastle United, e cila zhvillohet në stadiumin “Emirates” me fillim nga ora 13:30, përcjell KosovaPress.

Ndërkaq, përballja më interesante do të zhvillohet me fillim nga ora 16:00 ku në stadiumin “Anfield Road” gjigandi anglez Liverpool pret në shtëpi skuadrën e Southampton.

Momentalisht, pas 12 ndeshjeve të zhvilluara tabela kryesohet nga Chelsea që ka 29 pikë, tre më shumë se Manchester City në vendin e dytë, kurse Top 4 e mbyllin Liverpooli me 25 pikë dhe West Ham me 23 sosh.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Premier Ligën angleze e gjeni më poshtë.


13:30 Arsenal – Newcastle

16:00 Crystal Palace – Aston Villa

16:00 Liverpool – Southampton

16:00 Norwich City – Wolverhampton

18:30 Brighton – Leeds United

Lexo edhe

Video