Momentalisht janë duke u zhvilluar tre ndeshje në Premier Ligën angleze, ku kanë përfunduar pjesët e para dhe kemi disa rezultate tejet interesante.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara, Manchester United është në avantazh prej 2:0 kundër Norwich Cityt me dy golat e Cristiano Ronaldos, përcjell KosovaPress.
Në epërsi gjendet edhe skuadra e Southamptonit, e cila është duke e mposhtur me rezultat 1:0 skuadrën e Arsenalit.
Në epërsi minimale 1:0 po ashtu është edhe skuadra e Brentfordit, e cila gjendet në avantazh kundër Watfordit.
Rezultatet e pjesëve të para në Premier Ligën angleze i gjeni më poshtë.
Manchester United 2:0 Norwich
Southampton 1:0 Arsenal
Watford 0:1 Brentford