Premier Liga angleze, derbi mes Leicester e Manchester United

Premier Liga angleze, derbi mes Leicester e Manchester United

Premier Liga angleze vazhdon sot me disa ndeshje tejet interesante në kuadër të xhiros së tetë të sezonit të ri 2021/22.

Ndeshja hapëse e kësaj xhiroje do të jetë mes skuadrës së Watford dhe gjigandit anglez Liverpoolit, ku ky i fundit do të jetë mysafirë në stadiumin “Vicarage Road”, përcjell KosovaPress.

Kurse, derbi në programin e sotëm do të jetë ai mes Leicester Cityt dhe Manchester United, ku në këtë ndeshje të dy skuadrat rikthehen nga barazimet në javën e fundit të zhvilluar.

Pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara, tabelën e kryeson skuadra e Chelseat me 16 pikë, një më pak se Liverpooli në vend të dytë, kurse Top 4 e mbyllin Manchester United dhe Manchester City në kuotën e njëjtë të pikëve, gjithsej 14 sosh.

Në anën tjetër, në fund të tabelës gjenden Burnley dhe Newcastle me nga tre pikë, kurse Norwich zë vendin e fundit me vetëm një pikë të arkëtuar.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Premier Ligën angleze e gjeni më poshtë.


13:30 Watford – Liverpool (Stadiumi Vicarage Road)

16:00 Aston Villa – Wolverhampton (Stadiumi Villa Park)

16:00 Leicester City – Manchester United (Stadiumi King Power)

16:00 Manchester City – Burnley (Stadiumi Etihad)

16:00 Norwich City – Brighton (Stadiumi Carrow Road)

16:00 Southampton – Leeds United (Stadiumi St. Mary’s)

18:30 Brentford – Chelsea (Stadiumi Brentford Community)

Lexo edhe

Video

error: