Pr-rezoluta e PS kundër raportit të Dick Marty-t diskutohet sot në Kuvend

Pr-rezoluta e PS kundër raportit të Dick Marty-t diskutohet sot në Kuvend

Projektrezoluta e Partisë Socialiste kundër raportit të Dick Marty për luftën në Kosovë, do të diskutohet në seancën plenare të kësaj të enjte, që do të nisë në orën 10:00.

Projekt-rezoluta “Mbi bazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve në Kosovë e Shqipëri”, e firmosur nga 11 deputetë socialistë, u dorëzuar në Kuvend më 18 korrik, ku kërkohet të konsiderohen të paargumentuara pretendimet e ngritura nga raporti i Dick Marty-t “për vrasje të personave me qëllim të nxjerrjes dhe shitjes së organeve të tyre dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe/apo në Kosovë” nga drejtues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


Ditën e djeshme kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj  dërgoi në Kuvend  amendamentet për Projekt-rezolutën, duke kërkuar që të shtohet edhe dënimi i gjenocidit serb ndaj Kosovës.

Po ashtu në seancën e sotme plenare, deputetët demokratë, Jorida Tabaku dhe Agron Shehaj, kanë thirrur në interpelancë Ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro.

Lexo edhe

Video