Pozita pa kuorum, Kuvendi shkon në pauzë
Lexohet për: 1 min.
1. Seanca e kuvendit per pandemi 27.01 (1 of 36) (5)
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë deri në orën 13:30. Në mungesë kuorumi nuk ka arritur t’i hedh në votim dy marrëveshje ndërkombëtare dhe tri projektligje.

Në mungesë të deputetëve të opozitës nuk është hedhur në votim as mbështetja e rezolutës së Parlamentit Evropian e datës 19 tetor 2023 mbi zhvillimet e fundit në dialogun Serbi-Kosovë, përfshirë situatën në komunat veriore të Kosovës.

Kuorum nuk pati as për emërimin e tre anëtarëve vendor të Këshillit Shtetëror të Cilësisë së Agjencisë së Kosovës për Akreditimit.

Pasi pozita nuk përkrahi dy mocionet e propozuara të partive opozitare për kërkesat e minatorëve të “Trepçës” dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, opozita ka lëshuar sallën. /Sh.Pajaziti

https://kosovapress.com/admin/nuk-miratohen-dy-mocione-opozita-leshon-sallen/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024