Qendra e fitnesit, “Power House” ka hapur pikën e dytë në Prishtinë. Të gjithë ata që duan të transformojnë jetën e tyre përmes sportit dhe aktivitetit fizik e kanë mundësinë tashmë në “kryeveprën” e re sportive, në lagjen Aktash në kryeqytet.
Kjo qendër fitnesi ofron një hapësirë moderne dhe të pajisur me teknologjinë më të fundit për ushtrime dhe përkujdesje shëndetësore.
Në ceremoninë hapëse të kësaj qendre fitnesi, pronarja e “Power House” Arta Cakiqi tha para shumë të pranishmëve, se hapja e pikës së dytë është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë ata që duan të investojnë në shëndetin e tyre dhe të krijojnë një stil të shëndetshëm të jetesës.
“Sot është një ditë e veçantë për mua dhe për ekipin e Power House. Hapja e këtij lokacioni të dytë të fitnesit tonë është një ëndërr që po bëhet realitet. Ky event simbolizon jo vetëm xhirimin e hapësirave tona por edhe forcimin e përkushtimit tonë ndaj shëndetit, mirëqenies dhe fuqizimit të çdo gruaje dhe tash edhe burrave që hyjnë në këtë ambient. Nga dita e parë që kemi nisur këtë rrugëtim qëllimi ka qenë i qartë. Të krijojmë një vend ku çdo individ të ndihet i frymëzuar dhe motivuar për të arritur qëllimet e veta”, tha ajo.“Në këtë pikë ofrojmë më shumë pajisje të reja, programe, klasa të llojeve të ndryshme, por mbi të gjitha një komunitet edhe më të fuqishëm sesa ka qenë. Ky sukses nuk do të ishte i mundur asnjëherë pa ndihmën e juaj, sidomos të klientëve që falë tyre sot jam në pikën e re. Ju falënderoj të gjithave për kontributin dhe besimin ndaj meje dhe punës tonë të palodhshme. Le të vazhdojmë këtë rrugëtim së bashku duke frymëzuar dhe fuqizuar njëri-tjetrin. Forca jonë vjen nga uniteti dhe qëllimet që ndajmë”, shtoi Cakiqi.
Pronarja e kësaj qendre fitnesi përmendi edhe ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të cilin tha se shpreson se shumë shpejtë do të lirohet nga akuzat e Speciales.
Në pikën e dytë të qendrës së fitnesit “Power House” mund të ushtrojnë dy gjinitë.