Potter kërkon fitoren e parë në Premier Ligë me Chelsean kundër Crystal Palace, ja formacionet zyrtare

Potter kërkon fitoren e parë në Premier Ligë me Chelsean kundër Crystal Palace, ja formacionet zyrtare

Sot me fillim nga ora 16:00 do të zhvillohet ndje ndeshje tejet interesante mes Crystal Palace dhe Chelseat, e vlefshme kjo për xhiron e nëntë të Premier Ligës.

Në ndeshjen e fundit të zhvilluar në kampionatin anglez, Chelsea regjistroi fitore me rezultat 2:1 kundër West Hamit, kurse Crystal Palace barazoi pa gola me Newcastle United, përcjell KosovaPress.

Momentalisht, Chelsea zë vendin e shtatë në tabelë me 10 pikë të arkëtuara, krahas Crystal Palace që renditet në vendin e 16 me gjashtë pikë të tubuara.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin prill të këtij viti, ku asokohe Chelsea regjistroi fitore me shifrat 2:0.


Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadra do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Chelsean nuk do të paraqiten Chukwuemeka, Cucurella, Kante dhe Mendy, kurse te Crystal Palace mungojnë Butland, Ferguson dhe McArthur.

Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Crystal Palace (4-3-3): Guaita; Mitchell, Guehi, Ward, Clyne; Olise, Doucoure, Eze; Wilfried Zaha, Edouard, Ayew

Chelsea (3-5-2): Kepa; Fofana, Silva, Chilwell; James, Mount, Jorginho, Kovacic, Sterling; Aubameyang, Havertz

Lexo edhe

Video