Postet në kabinetin Rama, Basha i përgjigjet Berishës: Po përhap lajme të rreme

Postet në kabinetin Rama, Basha i përgjigjet Berishës: Po përhap lajme të rreme

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është kundërpërgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili nga Tropoja deklaroi se “Lulzim Basha po përpiqet të mbledhë nënshkrime duke ofruar poste drejtorësh dhe zëvendësministrash në kabinetin e kryeministrit Edi Rama.


Në një postim në Twitter, Basha shkruan se Berisha po përhap lajme të rreme.

“Sali Berisha e di që demokratët po konfirmojnë pjesëmarrjen në Kuvend dhe përhap lajme të rreme, duke dashur t’i poshtërojë ata. Demokratët do të vijnë në Kuvend më 18 dhjetor sepse duan bashkimin jo përçarjen, duan fitoren, jo izolimin e PD. Asnjë trillim dhe mashtrim nuk ia zgjidh hallin Sali Berishës, sepse beteja e tij është për interesa personale, jo për demokratët”, shkruan Basha.

Lexo edhe

Video

error: