Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Posta e Kosovës më afër qytetarëve të Podujevës

Posta e Kosovës më afër qytetarëve të Podujevës

Sot në ditën e parë të punës, pas zgjedhjes së tij kryeshef ekzekutiv, Xhevdet Smakiqi me bashkëpunëtorët e tij u prit në Komunën e Podujevës nga kryetari Shpejtim Bulliqi.  


Ata me këtë rast zyrtarizuan tri marrëveshje bashkëpunimi për shpërndarjen e tatimit në pronë, hapjen e sportelit të Postës brenda objektit të administratës komunale, si dhe për shërbimin postar që Posta e Kosovës dhe Komuna e Podujevës ta kenë në qendër të prioriteteve interesin publik dhe lehtësimin e marrjes së shërbimeve për qytetarët. 

Kryeshefi ekzektutiv Xhevdet Smakiqi dhe kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi u zotuan që në vazhdimësi do të bashkëpunojnë edhe në të ardhmen për interesin e qytetarëve me projekte sa më atraktive, thuhet në njoftim.  

Lexo edhe

Video

error: