Posedonte video intime, arrestohet 16 vjeçari në Prishtinë

Posedonte video intime, arrestohet 16 vjeçari në Prishtinë

Është arrestuar një i dyshuar i mitur i moshës 16 vjeçare në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se i njëjti kishte në posedim incizime intime mes të miturve. Në cilësi të provave materiale është konfiskuar telefoni i të dyshuarit.


Rasti është inicuar si keqpërdorim i fëmijëve në pornografi.

“Prishtinë 31.08.2022 – 20:00. Pas një pune hetimore është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari i mitur i moshës 16 vjeçare mashkull kosovar i cili kishte në posedim incizime intime mes të miturve. Në cilësi të provave materiale është konfiskuar telefoni i të dyshuarit. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet  në njoftimin e policisë.

Lexo edhe

Video