Portugalia eliminoi Zvicrën, Ramos lojtari i ndeshjes

Portugalia eliminoi Zvicrën, Ramos lojtari i ndeshjes

Ka përfunduar edhe faza e eliminatoreve të Kampionatit Botëror “Katar 2022”, ku Portugalia ka siguruar biletën e fundit drejt çerekfinales së këtij turneu.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Lusail Iconic” u shënuan shtatë gola, ku Kombëtarja e Portugalia e ka shkatërruar Zvicrën me rezultat të thellë 6:1, raporton KosovaPress.


Zvicra përshëndetet nga ky Botëror me humbje të thellë, ku golin e nderit e shënoi Manuel Akanji në minutën e 58’.

Ndërkaq, te Portugalia shkëlqeu Goncalo Ramos me hat-trick (minuta 17’, minuta e 51 dhe minuta 67’), kurse tre golat e tjerë u shënuan nga Pepe (minuta e 33’), Guerreiro (minuta e 55’) dhe Leao (minuta e 90+2’).

Me tre golat e tij kundër Zvicrës, Goncalo Ramos është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes.

Lexo edhe

Video