Portugalia e nis me fitore Botërorin “Katar 2022”, mposht Ganën

Portugalia e nis me fitore Botërorin “Katar 2022”, mposht Ganën

Cristiano Ronaldo me bashkëlojtarët e tij te Portugalia e kanë filluar sot Kampionatin Botëror “Katar 2022” me fitoren kundër Ganës.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara dhe tetë sosh shtesë në stadiumin “974”, Portugalia e ka mposhtur Ganën me rezultat të ngushtë 3:2, raporton KosovaPress.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi superylli, Cristiano Ronaldo, i cili nga penalltia kalon Portugalinë në epërsi prej 1:0 në minutën e 65’.

Gana u kundërpërgjigj shpejtë, ku e gjeti golin e barazimit në minutën e 73’ përmes futbollistit Andre Ayew.


Portugalia arriti ta rikthej epërsinë dhe ta thellojë atë brenda dy minutave, ku fillimisht Joao Felix shënon për 2:1 në minutën e 78’ ndërsa Rafael Leao shënon në minutën e 80’ për 3:1.

Golin e fundit të ndeshjes e shënoi Osman Bukari, i cili shënon për Ganën në minutën e 89’ si dhe e vulos rezultatin final në 3:2.

Me pikët e reja, Portugalia ngjitet në vendin e parë të Grupit H me tre pikë, dy sosh më shumë se Uruguai dhe Koreja e Jugut në vendin e dytë dhe tretë.

Rezultati final i ndeshjes, 3:2 në favor të Portugalisë.

Lexo edhe

Video