Portugali-Izrael, miqësorja më interesante e ditës së sotme

Portugali-Izrael, miqësorja më interesante e ditës së sotme

Portugalia do të përfundojë përgatitjet me miqësore sot, para se të fillojë mbrojtjen e titullit të kampionit evropian, ku do të zhvillojë ndeshje kundër Izraelit si vendëse në stadiumin “Jose Alvalade”.

Pas barazimit kundër Spanjës javën e kaluar, Kombëtarja e Portugalisë sot do ta përfundojë testin e fundit me miqësore, para se të filloj Evropianin 2020 kundër Hungarisë në grupin F, përcjell KosovaPress.

Në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, Portugalia ka regjistruar tri fitore, dy barazime dhe një humbje, kurse Izraeli ka tri fitore, një barazim dhe dy humbje.

Përveç kësaj miqësoreje, do të zhvillohet edhe një përballje tjetër, ku Nigeria pret në shtëpi Kombëtaren e Kongos.


Formacionet e mundshme të Portugalisë dhe Izraelit:

Portugal (4-2-3-1): Silva; Cancelo, Fonte, Dias, Mendes; Moutinho, Danilo; Fernandes, Goncalves, Jota; A. Silva

Izraeli (4-4-2): Marciano; Dasa, Tibi, Menahem, Davidzada; Solomon, Natkho, Lavi, Fani; Malede, Zahavi

20:45 Portugali – Izrael

Lexo edhe

Video