Portieri e ofendon keq, Shaqiri ia mbyll gojën me gol (VIDEO)

Portieri e ofendon keq, Shaqiri ia mbyll gojën me gol (VIDEO)

Xherdan Shaqiri nuk po ndalet së shënuari në Ligën Amerikane (MLS) me skuadrën e Chicago Fire.

Chicago e mposhti sot në mëngjes skuadrën e Minnesota United me rezultat të ngushtë 3:2, ku protagonist ishte edhe ylli me prejardhje kosovare, Xherdan Shaqiri, raporton KosovaPress.

Shaqiri shënoi golin e parë të ndeshjes për Chicagon, dhe atë e shënoi nga penalltia.

Por, para se Shaqiri të ekzekutonte penalltinë, ai u pa duke shkëmbyer disa fjalë me portierin e Minnesotas, Dayne St. Clair.


Clair i afrohet Shaqirit dhe i thotë “you have no balls” që në gjuhën shqipe përkthehet “ti nuk ke testikuj”.

Ndërkaq, përgjigja e Shaqirit ishte profesionale, ku pavarësisht provokimit të Clair, Shaqiri nuk u ndikua dhe shënoi gol.

Videon e rastit në fjalë e gjeni më poshtë.

Lexo edhe

Video