Pa imigrimin popullsia në Gjermani do të zvogëlohej. Por si pasojë e një migracioni të lartë në vitet e fundit numri i popullsisë është rritur në 84.4 milionë vetë.
Asnjëherë më parë Gjermania nuk ka pasur kaq shumë banorë. Popullsia në vitiin 2022 është rritur me 1,3 %, një rritje e ndjeshme kjo, ka bërë të ditur Zyra Federale e Statistikavë në Gjermani. Sipas saj në fund të vitit 2022 në Gjermani jetonin 84.4 milionë banorë.
Mbi 12 milionë qytetarë me prejardhje të huaj në Gjermani
Në tërësi në fund të vitit 2022 jetonin në këtë vend rreth 72 milionë gjermanë dhe 12,3 nënshtetas me prejardhje të huaj. Me 1,34 milionë vetë janë nënshtetasit me origjinë turke ata që përbëjnë grupin më të madh të qytetarëve gjermane me prejardhje të huaj. Pas tyre renditen ukrainasit, 1,05 milionë vetë dhe ata sirianë, 883.000 vetë. Për shkak të luftës në Ukrainë është gjashtëfishuar numri i ukrainaseve dhe ukrainasve që jetojnë në Gjermani, shkruan Deutsche Welle.