Pompeo: Nevojiten 9 miliardë dollarë që bota t’i përgjigjet dështimeve të Partisë Komuniste të Kinës

Pompeo: Nevojiten 9 miliardë dollarë që bota t’i përgjigjet dështimeve të Partisë Komuniste të Kinës

Sekretari i Shtetit amerikan Mike Pompeo sot e ka quajtur njoftimin e Kinës për një pagesë prej 2 miliardë dollarësh për të luftuar pandeminë si “të parëndësishme” në krahasim me qindra-mijëra jetë të humbura dhe dëmet e bëra.

Pompeo hodhi poshtë pretendimet e presidentit Xi Jinping, se Pekini vepronte në mënyrë transparente pas shpërthimit të pandemisë në Kinë, duke shtuar se Xi duhet të kishte mbajtur një konferencë për shtyp dhe të lejonte gazetarët të shtronin pyetje.

“Presidenti Xi tha këtë javë se Kina po vepron në mënyrë të hapur, transparente dhe me përgjegjësi. Unë do të doja që të ishte kështu”, tha Pompeo në një konferencë për shtyp, duke shtuar se Kina vazhdon të mohojë mostrat e virusit dhe qasjen në lehtësira dhe “shumë, shumë më tepër se kaq”.


Tensionet midis Shteteve të Bashkuara, vendi më i prekur në pandemi dhe Kina janë rritur në javët e fundit.

Trump kërcënoi të tërhiqej nga Organizata Botërore e Shëndetit mbi përgjigjen e saj ndaj pandemisë dhe e quajti atë një “kukull të Kinës”, ndërsa Xi premtoi t’i paguante organizatës 2 miliardë dollarë.

“Kontributi i Kinës në luftën kundër pandemisë është i parëndësishëm në krahasim me kostot që i ka imponuar botës.  Kjo katastrofë ka marrë jetën e 90,000 amerikanëve, më shumë se 36 milionë amerikanë kanë humbur punët e tyre që nga marsi, dhe 300,000 kanë vdekur në të gjithë botën. Sipas vlerësimeve tona, 9 miliardë dollarë janë të nevojshëm që bota t’i përgjigjet dështimeve të Partisë Komuniste të Kinës”, tha Pompeo.

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara kanë siguruar rreth 10 miliardë dollarë për një përgjigje ndërkombëtare ndaj pandemisë, përfshirë studimin e zhvillimit të vaksinave dhe ndihmën humanitare, transmeton KosovaPress.

Lexo edhe

error: