Polonia raporton shifra rekord infektimesh me COVID-19 për të dytën ditë radhazi

Polonia raporton shifra rekord infektimesh me COVID-19 për të dytën ditë radhazi

Polonia ka shënuar rekord infektimesh të reja për të dytën ditë radhazi, pasi brenda 24 orëve janë shtuar 40,876 raste të reja, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.


Kjo është shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë. Në të njëjtën periudhë, u raportuan 193 vdekje për shkak të Covid-19. Polonia ka rreth 38 milionë banorë.

Javën e kaluar, politikat e qeverisë polake për koronavirusin kanë çuar në një revoltë të hapur në organin e saj këshillues mjekësor. Në protestën kundër rritjes së ndikimit të kundërshtarëve të vaksinimit, 13 nga 17 anëtarët u larguan nga Këshilli Mjekësor.

Lexo edhe

Video